Pas më shumë se dy orë diskutimesh anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë shkuar në pauzë, raporton Ekonomia Online.
Kjo mbledhje po mbahet një ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
Të enjten zëdhënësi Besian Mustafa deklaroi se në këtë mbledhjen e mbajtur janë diskutuar disa çështje, që lidhen me procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, ndër to edhe kandidaturat.
U raportua se Isa Mustafa pritet të jetë kandidat konsensual për kryetar, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga strukturat partiake.