Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim që të mos zhvillojnë takime me Lëvizjen Vetëvendosje deri në momentin kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se po presin certifikimin e votave për të diskutuar për koalicion.
“Sot diskutuam për rezultatin e ngushtë me VV-në. Po presim rezultatin final. Mos të përjashtojmë edhe 40 mijë votat e diasporës. Zhvillimi i takimeve me VV-në do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Në momentin që certifikohen rezultatet do të fillojmë bisedimet me VV. Kemi një rezultat të ngushtë kemi dallim me pak se 5 mijë vota. Andaj do t’i presim certifikimin e rezultateve. Takimi i radhës me VV-në do vazhdoj pas certifikimit”.
I njejti ka shtuar se takimi i radhës do të jetë vetëm pasi që të numërohen krejt votat.
“Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.
LDK dhe VV kishin paraparë që sot të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.