Kryesia e PDK-së në mbledhje, Reçica: Për ftesën e Kurtit dalim me qëndrim pas mbledhjes

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Në selinë qendrore të PDK-së po mbahet sot takimi i Kryesisë së kësaj partie që drejtohet nga Bedri Hamza.

Kjo mbledhje vjen pas ftesës që iu ka shkuar partive opozitare nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve.

Ilmi Reçica ka thënë se për këtë çështje do të ketë një vendim dhe qëndrim pas mbledhjes.

“Tash e kemi mbledhjen e Kryesisë. Do të marrim një qëndrim. Pas mbledhjes së Kryesisë do ta kemi një qëndrim të qartë, të cilin do ta prezantojë ose kryetari, ose dikush nga anëtarët e Kryesisë”, tha ai.

Të ngjashme