Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas formimit të kryesisë së re, shkruan IndeksOnline.
Ai këtë kryesi të sapo zgjedhur e ka vlerësuar si më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë LDK-ja.
“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, tha ai