Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të martën në ora 14:00, raporton Ekonomia Online.
Shefat e Grupeve Parlamentare do të shqyrtojnë mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Artan Murati, këshilltar i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani i tha Ekonomia Online se mbledhja është thirrur për nesër.
Ai ka sqaruar se Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të marrë opinion se a mund të mbahet seanca, pas përhapjes së Coronavirusit.
LDK-ja të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë.