Kryesindikalisti i punëtorëve privat publikon dokumentin: Kurti i refuzon për herë të pestë në takim

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se sot ishte hera e pestë që ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe ministrin Latifi.

Në një postim në Facebook, Azemi thotë se arsyeja e kërkesës është diskutimi për pagën minimale dhe stiumilimi i punëtorëve teknik dhe fizik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, transmeton Demokracia.com.

“Sot për her te pestë po kërkojmë zyrtarisht takim me kryeministrin , ministrin e financave dhe ministrin e shëndetësisë qē të dialogojmē pēr pagën minimale dhe stimulimin e punëtorëve teknik dhe fizik ne spitale, qmf dhe ambulanta”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Të ngjashme