Kryetar i OVL-UÇK-së në Skenderaj: Lirim i Gucatit pa shokët i mangët

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 15:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emin Lati, kryetar i OVL-UÇK-së në Skenderaj, tha se lirimin e Hysni Gucatit nga Gjykatë Speciale, e kanë pritur shumë gjatë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, duhet të lirohen edhe krerët e tjerë të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Dhomat e Specializuara të Hagës. Ai tha se ata janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë dhe se shpreson që edhe ata të lirohen sa më shpejt.

“Lirimin e Gucatit e kemi pritur shumë mirë, të kishin qenë ata shokët e tjerë se pak e mangë është ky lirim i Gucatit pa shokët. Ata janë duke u mbajtur pa drejtë edhe pa kredibil, nuk është në rregull kjo nga ajo prokurori që janë duke i mbajtur ata peng në këtë drejtim”.

“Këta me humor kanë shkuar atje dhe me humor u kthye këtu, po shpresoj që edhe ata të tjerët që dalin shpejt edhe kanë me dal faqe bardhë. Për organizim për nesër e kemi pasur plan me dal me prit në aeroport edhe në Skenderaj ta bëjmë një tubim por tash ti shohim rrethanat si i ka aty, a ka far pengesa nga gjykata. Duhet me shikuar tash”.

“Emocionet janë tepër të mëdha se unë kam qenë i kam parë këtë në Hagë dy herë, mirë kanë qëndrua edhe atje. Janë do emocione po me që nuk ke edhe Nasimi edhe ata të tjerët, sa gëzim pak edhe hidhërim”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme