Komuna e Pejës ka vendosur që të ndajë një buxhet prej 9 mijë eurosh për një pagesë vjetore për kryetarët e 30 bashkësive lokale në Komunën e Pejës, si një lloj kompensimi për angazhimin e tyre.
Drejtori për Financa, Jeton Abazaj, tregoi se secili prej kryetarëve të Bashkësive Lokale do të paguhet nga 300 euro në vit, shkruan sot Koha Ditore.
“Është pagesë e njëjtë sikur vitin e kaluar. Kuvendi Komunal e ka sjellë këtë vendim që ata të paguhen. Kjo është një shumë simbolike për punën dhe për angazhimin e tyre që e bëjnë në lokalitetet e tyre dhe për komunitetin”, e arsyeton Abazaj këtë buxhet të planifikuar për kryetarët e Bashkësive Lokale.
Ndarjen e këtij buxheti e ka përshëndetur edhe shoqëria civile, e cila kërkon që kryetarët e Bashkësive Lokale të mos politizohen.