Kryetarët e komunave refuzojnë takimin me Kurtin, veç Haskuka në Qeveri

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 10:53 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thirrur në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës aktuale më Covid-19 në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Takimi është paraparë të fillojë në ora 10:00 dhe të këtë ardhur deri më tani është parë vetëm, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Takimi është thënë të jetë mbahet i mbyllur pa prezencën e mediave.

Përderisa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se Bordi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krejt kjo ngase ky asociacion nuk është ftuar që të jetë pjesë e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.

Të ngjashme