Kryetarët e komunave të Kosovës takohen në Drenas të premten

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Të premten me datë 10 prill 2020, do të mbahet takimi I kryetarëve të të gjithë komunave të Kosovës.

Ky takim pritet të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë këtij takimi pritet diskutim në mes kryetarëve në lidhje me masat që do të merrën tutje në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga virusi Covid 19.

Më poshtë e gjeni rendin e ditës:

Në këtë takim do të punohet më këtë rend dite:

Situata nëpër komuna sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID 19

Praktikat e komunave në luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID 19.

Bashkëpunimi me nivelin qendror sa i përket masave në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Nevojat e komunave në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Të ngjashme