Kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësorë kërkojnë mbështetjen e Komisionit për Shëndetësi

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 15:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale kanë takuar kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësorë.

Në këtë takim, kryetarët para komisionit paraqitën punën e bërë deri më tani si dhe kërkuan mbështetje të komisionit për ta vazhduar punën më të mirë të punëtorëve shëndetësorë.

Kryetari i Odës së mjekëve, Pleurat Sejdiu, tha se odën në fillim të punës së tij e ka gjetur në një situatë jo të mirë andaj edhe është dashur që gjithçka ta bëjë nga fillimi, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi jonë është sa më shumë të raportojmë në të gjitha nivelet. Në odë ka pasur zero anëtarësi, zero kompetenca, zero financa”.

“Jemi fokusuar në stabilizimin e kornizës ligjore dhe stabilizimin financiar. Kemi filluar me anëtarësi dhe deri më datën 21 kemi arritë 3480 anëtarë. Rreth 4000 mijë është numri real i mjekëve”.

Kryetari i ri i Odës së farmacistëve, Arianit Jakupi, tha se është në proces të konsolidimit të ekipit, ndërsa bëri të ditur se në Kosovë veprojnë rreth 1 mijë farmacistë, raporton EO.

Anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë për t’i ndihmuar kryetarët e Odave.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, tha se punëtorët shëndetësorë duhet të përkrahen sa u përket avancimeve të tyre.

Ndërsa, Enver Hoti shprehu shqetësimin lidhur me mungesën e punëtorëve në qendrat e mjekësisë familjare.

Deputetja Time Kadrijaj tha se nëse ministria nuk e mbështet kërkesën për hartimin e një ligji për të drejtat e mjekëve, do të jetë komisioni ai që do ta marrë iniciativën për amendamentimin e tij.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në rend dite për shqyrtim kishte edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Të ngjashme