“Kryetarët në veri qëndrojnë, serbët s’kanë inicuar peticion për shkarkim të tyre”: Krasniqi lë të kuptojë se s’do të ketë dorëheqje

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetarërt aktualë legalë shqiptarë (ndonëse jolegjitimë) në katër komunat të banuara me shumicë serbe “mbesin të plotfuqishëm në implementimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Ministri i Admnistrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një intervistë në KTV; ku ka shpjeguar se “ende nuk ka iniciativë” për shkarkimin e tyre përmes Udhëzimit Administrativ të hartuar nga MAPL për këtë çështje.

“Si qeveri kemi iniciuar draftimin e udhëzimit administrativ. Ai është në fuqi dhe secili qytetar apo grup qytetarësh që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi ligjore për largimin e kryetarit nga zyra, kudo qoftë mund ta shfrytëzojnë. Deri tash s’ka informacion se ka inicim peticione për largim kryetarësh”, ka thënë ministri Krasniqi.

Krasniqi la të kuptojë se nuk bëhet fjalë për dorëheqje të krytearëve shqiptarë nga komunat të banuara me shumicë serbe – siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian – pa u inicuar peticion nga qytetarët atje për shkarkimin e kryetarëve.

Të ngjashme