Kryetarët nuk realizuan 122 projekte të premtuara

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

122 projekte që u premtuan nga kryetarët aktual të komunave mbetën të pa realizuara. Për to sipas raportit të monitorimit të Institutit GAP, as nuk u nisë puna.  Prishtina kryeson me zotime të cilat u lanë pas dore, me 21 sosh.

Në mandatin e tij të dytë, Shpend Ahmeti, nuk arriti të ofroj kartelat “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë e parking, nuk u formua Oda Ekonomike e Bizneseve të kryeqytetit, nuk u funksionalizua Galeria, e as nuk u ndërtua teatri, njësoj sic dritën se pa as Spitali i Prishtinës me disa premtime tjera.

19  projekte nuk i gëzoi as Vitia, meqenëse ato nuk u nisën, ani pse Sokol Haliti ishte zotuar në zgjedhjet e 2017-tës.

Më pak kohë se ky pati, Shpejtim Bulliqi në Podujevë, që nuk i mbushi as 1 vjet mandat pasi mori postin në zgjedhje të jashtëzakonshme, andaj për 19 premtime nuk nisën fare implementimin.

Por mandati i plotë nuk i doli, Ardian Gjinit, që të nisë punën në 17 projekte. Gjakova nuk u bë me parking nëntokësor afër gjimnazit, e as me shesh për këmbësorë në rrugën Beqir Kastrati, por nuk u vendosën as kamerat në të gjitha shkollat, njejtë si edhe themelimi i inkubatorëve të biznesit e një mori premtimesh tjera, raporton KK.

Një shifrore premtimet për të cilat su punua fare i kanë komunat tjera.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha, la pas dore 7 premtime, duke mos hapur kuzhina në shkolla për ushqimin e nxënësve, e as pa ndërtuar parkun e biznesit në Sllatinë të Madhe, e ndër tjera edhe lidhja e komunës me sistemin e kogjenerimit.

Aq sa bashkëpartiaku i tij, zotimet nuk i nisi as Imri Ahmeti në Lipjan ku nuk u projektua ngrohtorja qendrore e qytetit, e as s’u bë mësimi gjithëditor, e pa realizim mbetën edhe disa premtime për fshatra.

7-shi i pa arritshëm ishte edhe për Zenun Elezajn, e Klinës.

E Juniku mbeti ma çerdhe e pa stadium  si edhe lagjet pa parqe, që ishin disa nga 5 premtimet realizimin e të cilave nuk e nisi Agron Kuci.

Prizreni, Peja, Mitrovica e Gjilani që janë prej 4 komunave më të mdha në vend, kanë vetëm nga 2 zotime puna për të cilat nuk startoi. E njësoj qëndron edhe Kamenica, Malisheva, Decani  E Vushtrria.

Nga 1 premtim i mbeti Ferizajt, Drenasit, Obiliqit, e Suharekës.

Ndërkaq implementimin e të gjitha premtimeve të bëra në fushatë e nisën kryetarët e Dragashit, Hanit të Elezit, Istogut, Kacanikut, Rahovecit e Shtimes.

Ndërkaq që për Bekim Jasharin nuk ka pasur premtime të listuara për tu monitoruar.

Të dhëna për realizimin e zotimeve nuk ka as për komunat me shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme