Kryetari i AKR-së, Dega në Lipjan, Sabit Pacolli, i ka dhënë fund qëndrimit të tij në këtë subjekt politik.
Ai ka bërë të ditur se shkaku i padrejtësive, presionit dhe mospërkrahjes në forma të ndryshme nga niveli qendror, ka vendosur të largohej nga të gjitha funksionet, të cilat i ka mbajtur deri tashti në këtë subjekt.
Sabit Pacolli, i cili është prezantuar si një biznesmen i suksesshëm, ka thënë se ka arritur që ta trefishonte fuqinë e AKR-së në komunën e Lipjanit.