Kryetari Aliu bashkohet aksionit për dhurimin e gjakut në Ditën e Shëndetësisë

Prishtinë | 15 Qer 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Si pjesë e aktiviteteve tradicionale për Ditën e Shëndetësisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, iu bashkua aksionit humanitar të organizuar nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj.

Me moton “Dhurimi i gjakut shpëton jetë”, ai inkurajoi qytetarët që janë në gjendje të mirë shëndetësore të dhurojnë gjak dhe të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë.

Kryetari Aliu theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit në ndërtimin e një shoqërie më të kujdesshme dhe të bashkuar.

Të ngjashme