Ekonomia Online
FUNDIT

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë. […]

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Të ngjashme