Kryetari Glauk Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. 

Të ngjashme