Kryetari Haziri ndan 150 mijë euro për klubet sportive në Gjilan

Gjilan | 29 Maj 2017 | 15:33 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij punëtorët e sportit të Gjilanit dhe udhëheqës të klubeve sportive, të cilëve u ka dhënë konfirmimin për ndarjen e mjeteve financiare, prej 150 mijë euro për klubet sportive nga disiplina të ndryshme për të përmbushur planifikimin e tyre vjetor, në kuadër të Njësisë për Sport.

“Mjetet në vlerë prej 150 mijë euro, janë mjetet e dedikuara për klubet sportive të cilat veprojnë në Komunën e Gjilanit, në të cilën përfshihet edhe premia për Klubin e Futbollit “Drita”. Edhe në këtë shumë të mjeteve të ndara për sportin gjilanas, është futbolli ai që merr shumën më të madhe, derisa edhe klubet tjera marrin vlera të ndryshme financiare”

“Sporti i Gjilanit përherë meriton më shumë, por kjo është shuma më e madhe e ndarë deri më tani për sportin në këtë periudhë kohore dhe pikërisht është sporti ai i cili na prezanton denjësisht në shumë vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Të ngjashme