Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka funksionalizuar Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila ishte hapur në vitin 2014 nga ish-kryetari Lutfi Haziri.
Përmes një postimi në Facebook të Komunës së Gjilanit thuhet se kjo Zyrë është funksionalizuar në kuadër të Zyrë së Kryetarit të Gjilanit raporton Gazeta Express.
“shtë funksionalizuar Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Qëllimi është që përmes kësaj Zyre bazuar në kompetencat e saj dhe legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me nivelin qendror, banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u dilet në ndihmë duke i trajtuar dhe adresuar të gjitha kërkesat dhe çështjet e tyre që dalin si nevojë e problemeve të ndryshme në të gjitha segmentet, siç janë në aspektin e dokumenteve të identitetit dhe shtetësisë, aspektin arsimor në rritjen e kuotës për pranim në universitetet publike të Kosovës, përfshirjen në shpërndarjen e bursave, në aspektin kulturor, rinor, ekonomik, etj. Për të gjitha kërkesat, banorët e Luginës mund të adresohen te ish-objekti i ekzekutivit, afër sheshit “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, thuhet në postim.