Kryetari i Istogut jep detaj, tregon nga cili fshat është i prekuri me Coronavirus

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se pacientja që është prekur nga coronavirusi është fshati Lluga.

Rugova ka pohuar se tani duhet qetësi dhe të përcjellën e respektohen masat preventive që rekomandon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, Komuna e Istogut dhe QKMF-Istog

“Të dashur qytetarë,  fatkeqësisht në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik, as Istogu nuk mbeti i paprekur nga COVID-19, ndonëse ne kishim marrë një sërë masash efektive. Sapo u informuam që në fshatin Lluga kemi një rast pozitiv me coronavirus. Pas konfirmimit të rastit, menjëherë i kemi marrë të gjitha veprimet e duhura, në koordinim me Policinë dhe QKMF.  Do të vazhdojmë të angazhohemi fuqishëm dhe pa panik. Të gjithë bashkë besoj se do të arrijmë të menaxhojmë dhe tejkalojmë këtë situatë.Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe të përcjellim e respektojmë masat preventive që rekomandon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, Komuna e Istogut dhe QKMF-Istog”, ka shkruar ai në Facebook.

Rugova i ka uruar qytetares shërim të shpejtë.

“Qytetares së prekur i dëshiroj shërim të shpejtë. Ju lutem të qëndroni në shtëpi dhe së bashku do të kalojmë këtë sfidë. Panik jo por shumë kujdes.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar në 362 numrin e të infektuarve.

Të ngjashme