Kryetari i LDK-së: Fizikisht në Kosovë, por me mendje në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhjen për tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mustafa përmes Facebook-ut ka shkruar se ka telefonuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta të cilit i ka shprehur keqardhjen dhe solidarizimin e Kosovës me shtetin shqiptar.

“I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie. E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatëkeqësi.Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri”, ka shkruar Mustafa.

Shqipëria u godit nga tërmete të njëpasnjëshme mëngjesin e sotëm, kurse ai më i fuqishmi ishte rreth orës 4 të mëngjesit me një magnitudë prej 6.3 shkallës të rihterit.

Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 13:00, si pasojë e një serie tërmetesh që e kanë goditur Shqipërinë, kanë mbetur të vdekur 13 persona, ndërkohë dyshohet edhe për trupa të tjerë të pajetë që kanë mbetur nën rrënoja.

Disa persona ndërkohë janë shpëtuar nga forcat e mëdha të specializuara të cilët po bëjnë kërkime nën rrënojat e ndërtesave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme