Kryetari i Malishevës i falënderon mjekët punën e treguar në rastin e helmimit të qytetarëve

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot kanë qenë për një vizitë falënderuese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë për rastin e helmimit të qytetarëve nga lokali i ushqimit “Apetit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kastrati të gjithë të prekurve nga helmimi u kan uruar shërim sa më të shpejtë, si dhe ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e qeverisjes komunale për të menaxhuar deri në normalizimin e plotë të situatës.

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të punoj derisa të zbardhen plotësisht shkaqet që sollën këtë ngjarje që na ka prekur të gjithëve”, tha Kastrati./Klankosova.tv

Të ngjashme