Kryetari i PDK-së në Kaçanik: Në këtë gjendje tragjike mungojnë vaksinat, të rishikohet Ligji për Buxhetin

Kaçanik | 31 Gus 2021 | 17:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik, ku së bashku me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të parë nga afër procesin e vaksinimit të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Lideri i opozitës gjatë bisedës me mjekët dhe infermierët u informua për punën e tyre dhe kërkesat e shumta të qytetarëve për vaksinim ndaj virusit covid-19.

Personeli shëndetësor në këtë komunë shprehën brengën për mungesën e furnizimit me vaksina tash e disa javë.

Me këtë rast, kreu i PDK-së Memli Krasniqi, ka falënderuar stafin shëndetësor për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe dhe ka njoftuar se i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës i ka rishprehur qëndrimin se duhet një angazhim më i madh i qeverisë dhe institucioneve për luftimin e pandemisë.

“Sot në Kaçanik u ndjeva mirë që pashë një entuziazëm te stafi shëndetësor përkundër vështirësive që i kanë. Por, u ndjeva keq që nuk pashë qytetarë duke u vaksinuar. Kjo është një dëshmi që ne pikërisht armën kryesore për luftimin e pandemisë që janë vaksinat, sot nuk e kemi në Kosovë, gjë që përbën një alarm për qeverinë para së gjithash, por edhe për të gjithë ne. Shqetësimet për pandeminë ne i kemi shprehur në vazhdimësi dhe kjo është aryeja që unë sot i kam dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku përtej konstatimeve për gjendjen shumë të rënduar i kam rishprehur qëndrimin se për luftimin e pandemisë konsiderojmë që duhet një angazhim më i madh i qeverisë dhe institucioneve”, tha ai.

Lideri i PDK-së theksoi se kjo nuk është një betejë politike dhe Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi prej fillimit të pandemisë e ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe në hartimin dhe votimin e Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Pandemisë, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, marrëveshje ndërkombëtare që kanë qenë në funksion të ballafaqimit me pandeminë.

“Ne si Kuvend kemi nevojë t’i përfundojmë menjëherë pushimet, të kthehen deputetët në detyrat e tyre dhe të bëjnë menjëherë rishikimin e buxhetit për t’iu dhënë mundësi pacientëve të sigurojnë medikamente, punëtorëve shëndetësorë shtesa realisht meritore dhe jo lëmoshë prej 2 eurosh në ditë, qytetarëve siguri dhe spitaleve shërbime emergjente sepse përkundër që këtu pamë një rregull për çka edhe drejtuesit e QKMF-së meritojnë vlerësim, por edhe ju si kryetar. Unë besoj që ka nevojë për investime shtesë sidomos në këtë situatë të pandemisë, andaj unë pres që kryeministri të reflektojë në letrën që ia kam dërguar dhe të lëvizë meqenëse ka përgjegjësi kushtetuese dhe të drejtë ligjore që ta ftojë Kuvendin sa më shpejtë për të bërë ndyshimet e nevojshme te Ligji për Buxhetin dhe te cilatdo ligje tjera, për çka PDK gjatë gjithë pandemisë ka qenë opozitë, por asnjëherë nuk ka pasur rol opozitar sa i përket interesit qytetar”, tha Krasniqi.

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut ka thënë se gjendja aktuale në Kaçanik është me termine për shkak të mungesës së vaksinave.

Kryetari Ilazi kërkoi nga kryetari i PDK-së që t’iu bëhet trysni organeve shtetërore që sa më shpejt të vinë vaksinat në komunën e Kaçanikut dhe të vaksinohen qytetarët.

“Ditën e djeshme ministri Vitia tha se i kemi edhe 20 mijë vaksina në stok që faktikisht 20 mijë vaksina janë brenda ditës. Prej drejtorit të qkmf na thanë që ka qenë një interesim i jashtzakonshëm ku kanë arritur 600 pacienta të vaksinohen mirëpo për shkak të mungësës së vaksinave nuk kemi termine të planifikuara dhe po shpresojmë që ju si lider partie që ju tiu bëni trysni organeve qeveritare që da më shpejt të vinë vaksinat në komunën e Kaçanikut që qytetarët të vaksinohen sepse po kemi trysni prej tyre. Ata do të mund të humbin edhe vendstrehim në konvikte. Po shpresojmë të tejkalohet gjendja që e kemi dnërsa sa për informacion kemi apsur takim me kryeminstrin gjë që e kemi anuluar sepse kemi qenë të pakënqaur kryetarët e komunave sepse rishikimi i buxhetit ka kaluar në nivel qendror pa preferencen e kryetarve të komunave. Dhe e dyta qeveria ka marrë vendime dhe na njofton për takime. Së pari ai duhet të ketë kontakte me kryetarë komunash. Ka qenë lloj bojkoti që ia kemi bërë”, tha ai.

Doktor Sinan Elezi, drejtor i QKMF-së në Kaçanik ka thënë se numri i testimeve ka rënë në 180, duke shtuar se edhe numri i njerëzve për ta marrë vaksinën ka rënë në 197 nga 570 sa ishin javë më parë.

Doktor Elezi kërkoi nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që të furnizohen me vaksina.

“Javën e kaluar janë bërë 300 testime. Tash 150 ose 80, varësisht prej interesimit. Vaksinime ka pasur deri 570 ndërsa dje janë vaksinuar 197. Deri tash në Kaçanik afër 17 mijë vaksina janë dhënë përfshirë dozën e parë dhe të dytë. Interesimi është i jashzakonshëm dhe besoj që qeveria dhe ministria do të na furnizojë me vaksina”, theksoi ai.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme