Kryetari i Prishtinës e dekoron me Çelësin e Kryeqytetit, presidentin Ilir Meta

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Komunën e Prishtinës, me ç’rast u prit nga kryetari Përparim Rama. Ky i fundit e dekoroi Metën me Çelësin e Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Duke e uruar Ramën për detyrën e re si kryetari i kryeqytetit, Meta e falënderoi për dekorimin si qytetar nderi.

“Jam i lumtur që  mesazhi është që të gjithë të rinjtë të formohet në shkolla më të mira dhe na intereson dhe mezi pres të shikojë rezultate të këtij vizioni. Nuk është e thjeshtë dhe e lehtë dhe do merrmi vendime më të mirë për komunitetin e Prishtinës dhe ta keni një kryeqytet kulturor”, tha Rama.

E i pari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, e ftoi Ramën të vijë më shpesh në Prishtinë.

“Ne kemi pasur dëshirë me ju nderu dhe me ju falënderua për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës. Ju pres tash e tutje, jo vetëm si vizitor por edhe si qytetar nderi”, tha Rama.

Për fund, Kryetari i Prishtinës, e ftoi të marrë pjesë në Bienalen Manifesta 14 e cila do të mbahet sonte në Prishtinë.

Të ngjashme