Kryetari Shaqir Totaj priti sot Kampionin e Kupës së Botës “Poreç 2022” (Kroaci) në karate, në kategorinë e tij, Aulon Nuridini, që triumfoi në këtë garë, në finale ndaj kundërshtarit spanjoll.
Së bashku me kampionin, ishin edhe trajnerja e tij, nga klubi i karatesë “Eagle”, Elona Kolgeci dhe Kryetari i Federatës së Kosovës në Karate, Avni Gashi, të cilët, Kryetari Totaj, i siguroi se fusha e sportit është prej çështjeve të rëndësishme të qeverisjes lokale dhe se është ndër prioritetet e tij.
“Fëmijët si Auloni janë model i fëmijëve të Prizrenit që, përveç rezultateve të shkëlqyeshme në shkollë, me disiplinë të jashtëzakonshme, arrijnë kulmet e suksesit edhe në sport”, thuhet në komunikatën për medie.