Kryetari i Suharekës tregon çka bisedoi me ministrin e kulturës

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është takuar me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës së ministrit në këtë qytet.

Siç ka treguar, Muharremaj, në këtë takim është diskutuar për projektet në Komunën e Suharekës, në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Sot ishte në vizitë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku, me të cilin biseduam për projekte të ndryshme të cilat pritet të realizohen në vazhdim”.

“Unë e kam shprehur gadishmërinë time, që të bashkëpunojmë gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, të martën. 

Të ngjashme