Kryetari i veteranëve: Vuçiqi është kriminel, do ta ndalnim edhe me armë në Drenicë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 18:30 | Nga

Kryetari i veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e djeshme të organizuar në Drenicë për të mos i lejuar hyrjen në këtë rajon presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas prijësit të veteranëve të UÇK’së, Vuçiq do ta pësonte keq nëse do të hynte dje në Skenderaj.

Gucati ka thënë se nëse do të realizohej vizita e Vuçiqit në Banjë të Skenderajt, presidenti serb nuk do të shpëtonte lehtë.

“Marsi i 98’ës do të përsëritej. Nëse do të hynte dje Vuçiqi, Drenica prapë do të dëshmonte vetën”

Gucati, i pyetur se si do të ndalej Vuçiq, ka thënë se edhe do ta gjuanin, dhe jo me ngjyrë të kuqe.

Tutje kryetari i veteranëve ka thënë se presidentin serb e konsideron kriminel dhe se atij nuk duhet i’i lejohet hyrja pa kërkuar falje.

“Vuçiq është një kriminel për ne. Plus në deklaratën e tij në Mitrovicë, ai e përkrahi Millosheviçin”, ka thënë Gucati për T7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme