Kryetari i Vushtrrisë Idrizi mbajti takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2023

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë, para të cilëve raportoi për punën njëvjeçare (2023) të ekzekutivit.

Para qytetarëve të pranishëm, kryetari Idrizi ka prezantuar punët që janë realizuar gjatë këtij viti, teksa ka folur edhe për projektet që do të realizohen në vitin 2024.

Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, pjesëmarrës në këtë takim kanë paraqitur pyetjet e kërkesat e tyre, për të cilat morën përgjigje nga kryetari Idrizi.

“Bashkëbisedimi me juve qytetarë për mua është tejet i rëndësishëm, andaj edhe kërkesat që sot i paraqitët do të trajtohen me prioritet nga unë dhe kabineti qeverisës”, tha ndër të tjera kryetari Idrizi.

Në këtë takim me qytetarët prezent ishin edhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Të ngjashme