Kryetari i Vushtrrisë reagon pas vërshimeve, thotë se VV po përhap panik me fotografi të vjetra

Vushtrri | 20 Nën 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ë lidhje me situatën e krijuar nga të reshurat e dendura që kanë përfshirë gjithë vendin, dhe po ashtu në territorin e komunës ka rritje të nivelit të ujit nëpër lumenj dhe përroska.

Por, Idrizi thekson se përkundër gjendjes së krijuar ende situata është nën kontroll.

Megjithëkëtë, sipas tij, subjektet politike opozitare, më saktësisht Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Vushtrri edhe në këtë rrethanë synon të gjejë ndonjë arsye për kritikë ndaj qeverisjes, madje edhe për të krijuara panik te qytetarët.

Sipas Idrizit, ky subjekt i cili ka qenë në bashkëqeverisje dhe nuk ka bërë asgjë për të parandaluar vërshimet, tani po publikon fotografi të vërshimeve të vitit 2020, duke nxitur edhe panik te qytetarët.

REAGIMI I PLOTË:

Në lidhje me situatën e krijuar nga të reshurat e dendura që kanë përfshirë gjithë vendin tonë, edhe në territorin e komunës sonë kemi rritje të nivelit të ujit nëpër lumenj dhe përroska, por që përkundër gjendjes së krijuar ende situata është nën kontroll. Megjithëkëtë, subjektet politike opozitare, më saktësisht Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Vushtrri edhe në këtë rrethanë synon të gjejë ndonjë arsye për kritikë ndaj qeverisjes, madje edhe për të krijuara panik te qytetarët.

Për hir të së vërtetës, duhet t’i njoftoj qytetarët se Lëvizja Vetëvendosje gjatë mandatit të kaluar qeverisës ka udhëhequr me dy drejtoritë, puna e të cilave ndërlidhet me projektet që do të duhej të ndikonin në parandalimin e rreziqeve nga përmbytjet, por që nuk ndërmorën veprimet e duhura për tri vjet me radhë. Duke e parë që gjendja ishte jo e mirë në këtë drejtim, që nga fillimi i mandatit kam angazhuar ekipet e drejtorive gjegjëse (Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë për Shërbime Publike), që të angazhojnë ekipet e punës dhe me muaj të tërë kemi punuar në çdo pjesë të komunës sonë, ku është vlerësuar më prioritare. Qytetarët kanë parë punën tonë, e cila në raste të caktuara nga militantë partiakë edhe është kritikuar duke vlerësuar si të parëndësishme punën që bëhej, por për mua është kënaqësi që sot shumë qytetarë më përgëzojnë që me kohë kemi ndërmarr veprimet dhe kemi shpëtuar pasurinë dhe pronën e tyre. Meqë të reshurat atmosferike ende nuk janë ndalur tërësisht, edhe rreziku nga përmbytjet nuk mund të themi se ka kaluar, por që subjektet politike, e në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje e ftoj që të kontribuojë me aq sa mundet në shmangien e rrezikut duke dalë në terren, e jo të publikojë fotografi të vërshimeve të vitit 2020 nga zyrat, për krijuar panik te qytetarët.

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë.

Të ngjashme