Kryetari i Zubin Potokut, Srxhan Vulloviq,ka thënë se serbët nuk duhet të bien pre e provokimeve pasi u tërhoq tabela e vendosur në hyrje të Zubin Potokut, nga drejtimi i pikës kufitar në Bërnjak.
“Serbët nuk do të bien pre e asnjë provokimi. Me apo pa tabela, kjo është Serbi”, ka thënë Vulloviq, sipas RTV.
Në tabelën e vendosur u dëshirohej mirëseardhje në Krahinën Autonome të Kosovës pjesë e Serbisë.
Vendimin për largimin e kësaj tabele e bëri të ditur, Ramush Haradinaj,Kryeministri në detyrë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.