Kryetari i Zubin Potokut: Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më Listës Serbe dhe as nuk i binden

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në “Frontal” të T7 ka thënë se beson që do të jetë kryetar deri në fund të mandatit.

Ai shtoi se do t’i respektojë ligjet e Kosovës.

“Unë besoj që do të jem deri në fund të mandatit, por jemi duke punuar çdo ditë. Unë nuk besoj që kjo iniciativë do të ketë sukses. Në komunën e Zubin Potokut nuk do të ketë sukses. Ne jemi këtu dhe natyrisht që do t’i respektojmë të gjitha normat që vijnë nga ligjet e Kosovës”.

Zeqiri tha se nuk sheh vullnet te qytetarët serbë që të dalin të votojnë për shkarkimin e tij.

“Kemi komunikim të zgjeruar me qytetarët serbë këtu dhe nuk shohim vullnet te ta për të dalë për të votuar për shkarkimin e kryetarit”, tha ai.

Zeqiri tha se “një pjesë e madhe e qytetarëve nuk i besojnë më Listës Serbe dhe as nuk i binden”.

Të ngjashme