Kryetari Latifi formon komisionin për vlerësim e dëmeve të shkaktuara nga shiu

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 11:36 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke u bazuar nga situatën e krijuar në terën pas reshjeve të shiut, me datë 5 Mars ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiut”.

Njoftohen qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit, gjenden në objektin e vjetër të Komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme