Kryetari Latifi pritet në takim nga ministri Bytyqi

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 15:55 | Nga

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit janë pritur në takim nga Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë takimit i janë prezantuam ministrit planet dhe është informuar për angazhimet e qeverisë Komunale të Rahovecit.

Me këtë rast, Kryetari Latifi  Ministrit të Arsimit i ka dorëzuam 7 kërkesa për investime në shkollat e Komunës së Rahovecit, duke filluar nga kërkesa për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, kërkesa për meremetimin dhe riparimin e shkollave, kërkesa për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkolla, kërkesa për furnizimin e shkollave me pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi të tjera.

Kryetari Latifi, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mare mbështetje në kërkesat duke premtuar se të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe trajtohen në përputhje me mundësitë buxhetore që i ka dhe do t’i ketë Ministria e Arsimit, gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.


Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi poashtu premtoi se së shpejti do ta vizitojë Komunën e Rahovecit për të parë nga afër të gjitha nevojat dhe kërkesat, me të cilat përballet Drejtoria Komunale e Arsimit dhe shkollat e Komunës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme