Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Roland Bimo dhe me këtë rast ka treguar për kushtet e mira që ofron Drenasi për investitorët e huaj.
Lladrovci në këtë takim ka theksuar se me komunikim të vazhdueshëm e në veçanti me atë diplomatik, mund të ndikohet në imazhin e vendit për investitorët, me prioritet prodhimin, bujqësinë por edhe fushat tjera me interes të përbashkët.
Më poshtë gjeni postimin e kryetarit Lladrovci në rrjetin social:
“Në takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, theksova se kushtet e mira të komunës së Drenasit për investime, gatishmërinë për mirëpritjes të investitorëve, ofrimin e lehtësirave në të bërit biznes si dhe eliminimin e çfarëdo pengese për investitorët, janë disa nga elementet që i ofron komuna jonë për investitorët. Shfaqa po ashtu bindjen se me komunikim të vazhdueshëm e në veçanti me atë diplomatik, mund të ndikojmë në imazhin e vendit për investitorët, me prioritet prodhimin, bujqësisë por edhe fushat tjera me interes të përbashkët. Faleminderit z. Ambasador”.