Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar sërish pas postimit të djeshëm.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në lokalin e tij i ka shkuar inspeksioni, si hakmarrje e ministrit.
“Jemi kundër kthimit të TVSH-së në 18% dhe flas në emër të gjithë Gastronomëve të Kosovës. Jam i gatshëm edhe në burg të hy për të drejtat e sektorit që përfaqësoj. Jemi sektori me më së shumti të punësuar dhe jemi më së shumti të dëmtuar”, tha ndër të tjera Kllokoqi.