Kryetarja Osmani përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë!

Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit.

Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata!

Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë!​

Të ngjashme