Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të thërrasin sonte një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e vazhdimit të seancës konstituive.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kryeziu ka deklaruar se afati kushtetues për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit skadon sonte në mesnatë.
Sipas tij, deputetët tashmë kanë mandatin e plotë dhe një e treta e tyre mund të kërkojë mbledhjen e Kuvendit.
“Për shembull, sonte deputetët mund me e mbledhë parlamentin. Ata të tjerët, 1/3 e deputetëve, munden me mbledhë parlamentin dhe me diskutu këtë çështje. Tash janë plotësisht deputetë, domethënë opozita sonte mund me i mbledhë 40 deputetë dhe me thirrë seancën. Përndryshe bëhen shkelës bashkë me zotin Kurti”, ka deklaruar Kryeziu.