Kryeziu i quan turistë sezonal ish-ministrat Latifi dhe Mehaj

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas dorëheqjes se ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka bërë me dije që ministrat që i ka sjell Kurti nga vendet perëndimore nuk po e lënë asnjë shenjë në sektorët që kanë qeverisur.

Kryeziu ka shkruar në “Facebook” se “ata siç po vijnë edhe po shkojnë”.

“Kur qeveria nuk është vendore dhe përbëhet nga turistë sezone!? Ata siç erdhën dhe shkuan për të vazhduar jetën e tyre të shkëputur nga problemet tona e me një eksperiencë individuale më shumë. Sot, askush nuk din se ku është ish Ministri i Shëndetësisë, sikurse s’do dije askush ku do jetë ministri, nga sot ish-ministri i Mbrojtjes, e nesër e pasnesër ministrja e Punëve të Jashtme. Eksperiencë e mirë për jetën e tyre e asgjë domethënëse për Kosovën e qytetarët e saj”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme