100 milionë euro ka përfituar Kosova nga Këshilli Evropian, e cila do t’i lehtësonte pasojat financiare të pandemisë Covid-19.
E tërë kjo u bë e ditur përmes një statusi të zëvendësministrit të Integrimit, Taulant Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se “sot Këshilli Evropian ka miratuar pakon e ndihmës makrofinanciare me vlerë prej 750 milionë euro, për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor për t’i lehtësuar pasojat financiare të pandemisë së Covid-19. Siç kemi paralajmëruar, nga kjo shumë, Kosova do të përfitojë 100 milionë euro”.
“Kjo është propozuar nga Komisioni Evropian më 22 prill dhe tani pas miratimit nga Këshilli do të miratohet nga Parlamenti Evropian. Kosova do ta merr këtë ndihmë bazuar në mundësinë që ja jep Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, për stabilizimin e buxhetit të vendit në kushte të krizës”, ka shkruar ai.
“Kosova do të negociojë një memorandum me BE-në për të përcaktuar kushtet e marrjes së kësaj ndihme e cila jepet në kushte të favorshme si hua. Kjo mundësi është vetëm njëra nga mundësitë e shumta që BE ka ofruar dhe po ofron si ndihmë për Kosovën”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.