Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qendrim Kryeziu, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për shtesat prej 100 euro, duke e lidhur atë me koston e jetesës dhe çmimet e larta në vend.
Në një postim në Facebook, Kryeziu ka vënë në pikëpyetje fuqinë reale blerëse të kësaj shume për një familje mesatare.
“A mundesh me shku me 100€ në një restorant mesatar me një familje 4 antarshe…. Hajde ti shohim çmimet….”
Ai ka theksuar se, sipas tij, 100 euro nuk mjaftojnë as për shpenzimet bazë në kryeqytet.
“Gjithashtu me 100€ spo shkojm në marketet e Prishtinës, po në qytetet tjera, sepse janë ma lirë çmimet se në çdo market të Prishtinës, se në Prishtinë s’bon sen me ato 100€.”