Kryeziu: Raportet e Kosovës me Amerikën nuk kanë qenë kurrë më të këqija

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja Laura Kryeziu vlerëson se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë kaq të këqija.

Kryeziu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se këmbëngulja e Qeverisë rreth çështjes së targava përkeqësoi raportet me ShBA-në, njofton Klankosova.tv.

“Personalisht e shoh se ne asnjëherë një situatë të tillë në krejt përpjekjet tona prej shtetndërtimit që i kemi pas raportet kaq të këqija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në momentin që flasim mendoj që kurrë më parë raportet s’kanë qenë më të këqija dhe mungesë të uniteti politik të brendshëm”.

“Se çka fituam ne më këmbënguljen për targat është se ne përkeqësuam raportet tona me SHBA-të” u shpreh Kryeziu.

Kryeziu, mes tjerash, kritikoi qeverinë për mostransparencë për dialogun dhe se nuk dihet se me çfarë vizioni parasheh përmbylljen e procesit të dialogut.

“Refuzimin e bashkëpunimit me ShBA-të e bëjmë me një aleat që garanton shtetësinë tonë. Ne jemi në një proces të përmbylljes dhe në këtë drejtim mendoj se përgjegjësi duhet të jap kryeministri i vendit pasi për dialogun ne nuk kemi aspak transparent dhe nuk dimë se çfarë vizioni ka kjo qeveri për përmbylljen e këtij procesi”.

“Po ashtu nuk e dimë se me çfarë epilogu kjo qeveri ka paraparë mbylljen e këtij procesi [dialogut]. Mendoj se jemi në një situatë alarmante”, tha Kryeziu.

Të ngjashme