Kryhet ekspertiza e Astrit Deharit, avokati thotë se Ministria e Drejtësisë po hesht qëllimshëm

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër i ka kthyer përgjigje pas një viti Ministrisë së Drejtësisë për autopsinë e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, mirëpo, e njëjta nuk po publikohet nga ky institucion. Kështu ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi ka thënë se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, mirëpo, që për të njejtën autorizimin e rezultateve iu është thënë se e ka institucioni që e ka përcjellë kërkesën, pra Ministria e Drejtësisë.

Ky është postimi i Gashit:

Astrit Erdhi Dita…!

Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019.

Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!

Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjës VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.

Pse nuk e bëjnë publike …!

Të ngjashme