Punëtorët e Kryqit të Kuq në Podujevë qe një vit kanë dalë në objekt me qira, për shkak se Komuna e ka rrënuar objektin e ish-Komitetit në të cilin funksiononte ky institucion humanitar.
Ndërkohë, objekti i tyre që ka filluar të ndërtohet para një dekade ende nuk është funksional. Kryetari i Degës së Kryqit të Kuq në Podujevë, Ahmet Ahmeti, thotë se mungesa e mjeteve ka bërë që ky objekt të mbetet edhe pas dhjetë vjetësh i pashfrytëzuar.
Ai ka thënë se i kanë rreth 20 mijë euro, por ato nuk mjaftojnë për funksionalizimin e tij.
Për shkak të mosfunksionalizimit të objektit të këtij institucioni, aty janë shkaktuar edhe dëme dhe një pjesë e kulmit të tij ishte djegur.
jemi më optimistë se do të na ndihmojnë për ta funksionalizuar”, ka thënë ai.