Kthehen zjarret, tri raste në 24 orët e fundit

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë raportuar për tri zjarrevënie.

Rastet kanë ndodhur në Shtërpce, Dragash dhe një në Gjakovë.

“Shtërpce. Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa shkurre dhe me pas është shpërndarë edhe në një pjesë prej 2,5 hektar me dru. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Fsh. Brezne, Dragash. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se zjarri ka përfshirë një pjesë të pyllit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe rojet e pyllit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja.

“Fsh. Koshare, Gjakovë. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një pjesë e pyllit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme