Kthehet në punë Blloku B2, Kurti: Për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW.

Ai ka shkruar se për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas.

“Me fjalë të tjera për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme