Rendi e ka kërkuar sonte me dalë në televizion publik apo me hi në Facebook live edhe me iu drejtu qytetarëve. Zëri nuk po të ndihet, s’ka nevojë kështu me u sillë si “i huaj”. A je kryeminisër edhe sonte, e nesër kur duhet me marrë vendime të vështira? Shpresoj se po.
Parase me shku në Bruksel mirë është me tregu konsideratë dhe respekt për qytetarët që i përfaqëson. Së paku një “adresim kombit” e meriton kjo shoqëri, para se me shku në Bruksel me bisedu apo me u pajtu për nenin 7 – si po ke dëshirë me i thënë Statutit të Asociacionit që mos me të kuptu publiku.
Dil edhe thuaj: “Nesër shkoj në Bruksel edhe kemi bisedime të vështira. Unë kam me ba maksimumin dhe ma të mirën që di e mundem për Kosovën. Kërkohet me pas frymë konstruktive dhe këto lloj marrëveshje arrihen me kompromis”.
Kaq mjafton. Se ti po shkon pak si tinza e msheft. Nuk ka nevojë me u sillë ashtu. Nuk po shkon për vete privatisht, por për ne.
Kontakti me publik parase me shku, jo vetëm që është obligim dhe normë e mirë politike, por edhe atje ta rritë kredibilitetin dhe ta forcon pozicionin. Publiku e qytataret që të kanë votu e besu pastaj, kur ti ju tregon çka po ndodhë dhe cka ke me ba, mundet me të besu më shumë.
Aty ku ka transparencë ka më pak dyshime.