Nesër (e enjte) fillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll i cili do të mbahet në vitin 2020
Fituesi dhe vendi i dytë nga të gjitha 10 grupet kualifikuese sigurojnë një vend për turneun final të “EURO 2020”, ndërsa krahas 20 ekipeve nga grupet kualifikuese, edhe katër kombëtare tjera do të sigurojnë një vend në Evropian përmes Ligës së Kombeve, ‘playoff’-i i së cilës është caktuar për 20 mars të vitit 2020.
Shqipëria do të luaj në grupin H bashkë me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, ndërkohë që Kosova në grupin A do të ketë për kundërshtar ekipet si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Maqedonia e Veriut do të garojë në grupin G bashkë me Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë.
Grupet për “EURO 2020”:
Orari i ndeshjeve të xhiros së parë:
(të gjitha përballjet luhen në ora 20:45, me përjashtim të atyre të shënuara)
E enjte
Grupi C: Holandë – Bjellorusi, Irlandë e Veriut – Estoni
Grupi E: Kroaci – Azerbajxhan, Sllovaki – Hungari
Grupi G: Austri – Poloni, Maqedoni e Veriut – Letoni, Izrael – Slloveni
Grupi I: Belgjikë – Rusi, Kazakistan – Skoci (16.00), Qipro greke – San Marino
E premte
Grupi A: Angli – Republika Çeke, Bullgari – Mali i Zi
Grupi B: Portugali – Ukrainë, Luksemburg – Lituani
Grupi
H: Moldavi – Francë, Andorrë – Islandë, Shqipëri – Turqi
E shtunë
Grupi D: Gjeorgji – Zvicër (15.00), Gjibraltar – Republika e Irlandës (18.00)
Grupi F: Spanjë – Norvegji, Suedi – Rumani (18.00), Maltë – Ishujt Faroe (18.00)
Grupi J: Itali – Finlandë, Bosnjë e Hercegovinë – Armeni, Lihtenshtajn – Greqi
Xhiroja e dytë:
E diel
Grupi C: Holandë – Gjermani, Irlandë e Veriut – Bjellorusi
Grupi E: Uells – Sllovaki (15.00), Hungari – Kroaci (18.00)
Grupi G: Izrael – Austri (18.00), Polonia – Letoni, Slloveni – Maqedoni e Veriut
Grupi I: Kazakistan – Rusi (15.00), San Marino – Skoci (18.00), Qipro greke – Belgjikë
E hënë
Grupi A: Mali i Zi – Angli, Kosovë – Bullgari
Grupi B: Portugali – Serbi, Luksemburg – Ukrainë
Grupi H: Turqi – Moldavi (18.00), Francë – Islandë, Andorrë – Shqipëri
E martë
Grupi D: Zvicër – Danimarkë, Republika e Irlandës – Gjeorgji
Grupi F: Maltë – Spanjë, Norvegji – Suedi, Rumani – Ishujt Faroe
Grupi J: Armeni – Finlandë (18:00), Itali – Lihtenshtajn, Bosnjë e Hercegovinë – Greqi /AA