Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel emëroi kryeministrin e parë të vendit pas më shumë se 40 vitesh.
Bëhet fjalë për ministrin e Turizmit, Manuel Marrero Cruz. Posti i kryeministrit u hoq në vitin 1976 nga lideri Fidel Castro. Marrero, 56 vjeç, do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që i bien aktualisht Presidentit.
“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e Presidentit të Republikës” shkruan gazeta online e drejtuar nga shteti “Cubadebate”.
Por pavarësisht këtij zhvillimi, kritikët shprehen se çdo ndryshim i tillë është thjesht për fasadë, pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme të vërteta vendimmarrëse në vend.