Kuçi: Kot e projektuat ndalimin e Haradinajt, AAK po rritet

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 13:07 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se synimi i tyre së bashku me Nismën për Kosovën është që t’i fitojnë zgjedhjet, e më pas ta zgjedhin partnerin e koalicionit.

“Ne kemi qëndrim të partisë t’i fitojmë zgjedhjet dhe pastaj me zgjedh me NISMA-n partnerin tonë. Ky është synimi jonë i vetëm në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Kuçi ka thënë se spekulimet se gjoja AAK-ja do të bëjë koalicion me PDK-në, po vijnë nga ata që janë të gatshëm për koalicion të tillë.

“Kanë thënë edhe më 2010 se do të hyjmë në koalicion me PDK-në, por nuk kemi hyrë. Kanë thënë edhe më 2014 se do të hyjmë me PDK-në, por, nuk kemi hyrë. Thashethemet po dalin prej partive të cilat shkojnë me PDK-në”, ka shtuar ai në një intervistë për Express.

“Ne nuk po themi që nuk do të hyjmë me PDK-në, por ne po themi se do po punojmë t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj u është kthyer në bumerang të gjithë atyre që e projektuan atë.

“Rritjet tona janë të vazhdueshme. Rasti i Haradinajt iu ka kthyer bumerang të gjithë atyre që janë projektues të ndalimit të tij në Francë, qoftë edhe Serbisë, qoftë edhe brenda, qoftë edhe jashtë. Po shkojmë drejt fitores në çfarëdo zgjedhje që mbahen”, është shprehur Kuçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme