Kuçi: Kurti nuk u është përmbajtur kushteve e parimeve për dialogun, Asociacioni detyrim

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 09:21 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se kryeministri Albin Kurti nuk u është përmbajtur kushteve e parimeve të dhëna sa i përket dialogut me Serbinë.

Sipas tij, që nga ardhja e Kuritit në Qeveri ai ka venë kushte të caktuara, andaj nuk kemi siguri që do t’i qëndroje fjalës së tij prapë.

Krejt kjo sipas tij, për shkak të kushtëzimeve nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja. Ai shtoi që dialogu do të vazhdojë, sikurse nuk ndodhë asgjë në Banjskë.

“Kryeministri Kurti, që nga ardhja e tij në Qeveri vazhdimisht ka venë kushte të caktuara dhe ka dhënë plane të caktuara, objektive të caktuara, të cilat asnjëherë nuk iu kanë qëndruar prapa është rikthyer prapë në dialog është rikthyer prapë sipas objektivave të përcaktuara nga BE, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës”.

“… andaj nuk kemi ndonjë siguri edhe tani që do t’i qëndrojë prapa të njëjtës fjalë prapa, andaj pasi veç e ka pranuar që të shkojë në një takim me Vuçiqin ai sigurisht që e ka edhe kushtëzimin nga BE, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plane të  tyre po ashtu edhe më planin për zbatimin e Asociacionit që duhet patjetër të vazhdojë me zbatimin e tyre dhe të vazhdojë me negociatat”.

Kuçi, thekson Serbia do të detyrohet ta zbatojë planin franko-gjerman dhe Kosova do të detyrohet ta themelojë Asociacionin.

“Mund të themi që do të këtë një marrëveshje tani ose shtyrje përpara të procesit të caktuar, por mund të presim që tani do të këtë një shkrirje të akullit ndërmjet palëve sipas kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare, pasi presioni tani është më i fuqishëm edhe te Serbia e cila mund të detyrohet që ta zbatojë planin franko-gjerman dhe në këtë mënyrë edhe Kosova do të detyrohet që të zbatojë Asociacionin e komunave më shumicë serbe”.

Të ngjashme